Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ndotja e lumit Gjanica, Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq kompaninë e përpunimit të naftës dhe drejtuesin teknik të saj

    Tavolina që trashëgoi frikën

    Takimi i tre liderëve/ Putin: Kemi interes të përbashkët për zgjidhjen e luftës në Ukrainë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Ndotja e lumit Gjanica, Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq kompaninë e përpunimit të naftës dhe drejtuesin teknik të saj
    Aktualitet

    Ndotja e lumit Gjanica, Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq kompaninë e përpunimit të naftës dhe drejtuesin teknik të saj

    November 19, 2026
    Screenshot

    Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet për ndotjen e lumit Gjanica nga ujërat e ndotura të Uzinës së Përpunimit të Naftës në Fier dhe ka dërguar për gjykim shoqërinë “A” SHA, si person juridik, dhe drejtuesin teknik të saj, R.Sh.

    Sipas hetimeve, ujërat teknologjike të ndotura me hidrokarbure, të krijuara gjatë aktivitetit të uzinës në Drizë, janë shkarkuar në një përrua që derdhet në lumin Gjanica, pa iu nënshtruar trajtimit të përcaktuar në lejen mjedisore.

    Analizat laboratorike kanë zbuluar se përqendrimi i produkteve të naftës në ujërat e shkarkuara ishte 13.8 mg/l, mbi kufirin e lejuar prej 10 mg/l. Gjendja e ujërave është klasifikuar në Klasën V, që përfaqëson gjendje të keqe.

    Prokuroria thotë se drejtuesi teknik, megjithëse kishte dijeni për pikën e shkarkimit dhe mundësinë për të marrë masa, nuk ka ndërhyrë për ta mbyllur apo për të garantuar trajtimin e ujërave. Ndërsa shoqëria dyshohet se ka përfituar ekonomikisht duke shmangur kostot e trajtimit dhe transportit të tyre.

    Për të dyja palët është ngritur akuza për veprën penale “Ndotja e ajrit, ujërave dhe e tokës”, parashikuar nga neni 201 i Kodit Penal.

    Provat e administruara përfshijnë aktet e inspektimit mjedisor, analizat laboratorike, këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe ekspertimin teknik-mjedisor.

    gjanica lumit ndotja Prokuroria
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ndotja e lumit Gjanica, Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq kompaninë e përpunimit të naftës dhe drejtuesin teknik të saj

    November 19, 2026

    Tavolina që trashëgoi frikën

    November 19, 2026

    Takimi i tre liderëve/ Putin: Kemi interes të përbashkët për zgjidhjen e luftës në Ukrainë

    November 19, 2026

    Vjedhja e parave në Postën e Durrësit/ Prokuroria e Durrësit shpall moskompetencë, SPAK regjistron dosjen

    November 19, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi 19 nëntor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

    Horoskopi 18 nëntor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

    Horoskopi 17 nëntor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.