Elisabeta Mataj do të dalë nesër në Gjykatën e Durrësit, ku do të zhvillohet seanca për informacionin lidhur me çështjen ndaj saj. Gjatë seancës, avokatët pritet të kërkojnë informacion mbi transferimin e dosjes në SPAK.

News24 ka mësuar se Prokuroria e Posaçme ka regjistruar prej disa ditësh dosjen penale për vjedhjen e Postës së Durrësit, ku do të hetohet roli i deputetes së PS-së Etleva Budini, e cila ka qene drejtoreshe e Postës deri në mars të vitit 2025.

Prokuroria e Durrësit ka shpallur moskompetencën dhe ka përcjellë në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dosjen për vjedhjen e rreth 700 mijë eurove në filialin e Postës Shqiptare në Durrës. Dyshimet e Prokurorisë janë se pas kësaj ngjarjeje qëndron një grup i strukturuar kriminal.

Sipas hetimeve, në skemën e vjedhjes mund të jenë përfshirë edhe ish-zyrtarë, të cilët aktualisht gëzojnë imunitet parlamentar. Për këtë çështje janë arrestuar më herët ish-drejtoresha e filialit, Elisabeta Mataj, ish-shefja e financës, Valbona Duni, si dhe arkëtarja Paola Dana.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb