E enjte, 19 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
U PLAGOS NË SY GJATË PROTESTËS, PROKURORIA MERR NË PYETJE ERJON VISHKULLIN 
Lajme

U PLAGOS NË SY GJATË PROTESTËS, PROKURORIA MERR NË PYETJE ERJON VISHKULLIN 

Prokuroria e Tiranës pritet të marrë në pyetje Erjon Vishkullin, 28-vjeçarin që mbeti i plagosur rëndë në syrin e majtë gjatë protestës së zhvilluar më 24 tetor në kryeqytet.

Thirrja e tij në organin e akuzës vjen pas kthimit nga Italia, ku i riu qëndroi për rreth tre javë dhe iu nënshtrua disa ndërhyrjeve kirurgjikale në përpjekje për të rikuperuar shikimin, pasi dyshohet se u godit me plumb gome gjatë përplasjes me policinë.

Vishkulli ka deklaruar se deri më tani nuk ka marrë garanci për rikthimin e shikimit. Ai ka bërë të ditur se ndërhyrja e radhës, e planifikuar për datën 17 dhjetor, do të jetë vendimtare për ecurinë e rikuperimit të tij.

Ndërkohë, hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të plagosjes vijojnë. Një element i rëndësishëm për hetuesit mbetet edhe identifikimi i materialit që shkaktoi dëmtimin, për të cilin pritet informacion përmes një letërporosie nga autoritetet italiane.

Prokuroria po verifikon gjithashtu edhe raste të tjera të dëmtimit të qytetarëve gjatë protestave, në kuadër të hetimeve për dyshimet mbi përdorimin joproporcional të forcës nga punonjës të Policisë së Shtetit.

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.