Trump dhe Putin largohen pas takimit historik me Xi, publikohen pamjet e presidentit amerikan duke hipur në Air Force One Presidenti rus Vladimir Putin mbërriti në Kinë i shoqëruar nga një zyrtar që mbante të ashtuquajturën “çantë bërthamore”, pajisje që është pjesë e sistemit të komandimit të forcave strategjike bërthamore të Rusisë.
Një prej anëtarëve të delegacionit të Putinit konfirmoi për gazetarët kureshtarë se çanta speciale është pjesë e sistemit rus të komandës bërthamore.
E njohur me emrin “Cheget”, pajisja shërben për të mundësuar komunikimin e sigurt mes udhëheqjes ruse dhe komandës ushtarake, si dhe përcjelljen e urdhrave që lidhen me përdorimin e armëve atomike. Megjithëse pamjet nga vizita e fundit në Kinë tërhoqën menjëherë vëmendje, kjo në fakt, nuk përbën të parën herë që Putini shfaqet i shoqëruar nga zyrtarë që mbajnë pajisje të tilla.
Edhe gjatë vizitës së tij në Pekin, në tetor të vitit 2023, presidenti rus u shoqërohej nga dy zyrtarë me uniformë, të cilët mbanin secili nga një çantë të ngjashme. Pamjet u regjistruan pas takimit të tij me presidentin kinez Xi Jinping, teksa Putini po largohej drejt një angazhimi tjetër, nën shoqërinë e truprojave.
Megjithatë, “Cheget” nuk është një pajisje që mund të aktivizojë drejtpërdrejt armët bërthamore apo të nisë e vetme një sulm. Funksioni i saj është të shërbejë si pjesë e sistemit përmes të cilit konfirmohet dhe përcillet një urdhër presidencial për përdorimin e armëve bërthamore. Më pas, urdhri i përcillet Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Rusisë, i cili është përgjegjës për hapat e mëtejshëm të zbatimit.
Top Channel