Putin shkon në Kinë me valixhe bërthamore, pse presidenti rus e merr me vete “Cheget”! Qeveria italiane po përgatit ndryshimet përfundimtare në projektbuxhetin e vitit 2027, ku në fokus janë pensionet, shëndetësia, lehtësitë fiskale për të rinjtë dhe legalizimi i ndërtimeve.
Një nga çështjet më të diskutuara mbetet mundësia e daljes në pension në moshën 64-vjeçare. Lega kërkon sigurimin e fondeve shtesë për të financuar këtë masë, ndërsa në diskutim është edhe mekanizmi i indeksimit të pensioneve.
Lega dhe Fratelli d’Italia propozojnë që shkurtimet e indeksimit të kufizohen vetëm për pensionet që janë pesë ose gjashtë herë më të larta se pensioni minimal. Nga ana tjetër, Forza Italia pretendon heqjen e plotë të këtij reduktimi për vitin 2027, duke propozuar një financim prej 1,4 miliardë eurosh.
Në sektorin e shëndetësisë parashikohet një rritje prej 500 milionë eurosh për Fondin Kombëtar të Shëndetësisë, përveç 2,4 miliardë eurove të parashikuara më parë. Me këtë shtesë, fondi për vitin 2027 pritet të arrijë në 146,3 miliardë euro. Një tjetër masë që konfirmohet është karta me vlerë 300 euro për pensionistët mbi 75 vjeç, veçanërisht për trajtimet dentare.
Ndërkohë, mjekët, sindikatat dhe rajonet kërkojnë që fondi prej 1,6 miliardë eurosh të kalojë drejtpërdrejt në sistemin shëndetësor publik.
Drafti sakaq parashikon lehtësira të reja fiskale për të rinjtë nën 30 vjeç që do të punësohen për herë të parë me kontratë pa afat në sektorin privat gjatë vitit që vjen. Sipas skemës së propozuar, baza e tatueshme e të ardhurave do të përgjysmohet në vitin 2027, ndërsa në vitin 2028 reduktimi do të jetë 30%.
Top Channel