Deri më tani, qeveria ka siguruar një mbështetje të përgjithshme prej 14.9 miliardë denarësh, ose 242 milionë euro, për sektorin privat nëpërmjet kësaj mase, e cila ka ndikuar ndjeshëm në nxitjen e investimeve private dhe në mbështetjen e aktiviteteve ekonomike.
Së fundmi, një shumë prej 45.2 milionë denarësh është transferuar nga buxheti qendror në Bankën Zhvillimore për të mbështetur investimet e realizuara nga kompanitë vendase, bën të ditur Ministria e Financave.
Të lidhura
None found
Në buxhetin e shtetit për zbatimin e kësaj mase janë parashikuar fonde në vlerë totale prej 250 milionë eurosh. Ministria e Financave kishte kryer këstin e parë të transferimit për Bankën Zhvillimore dhe kompanitë vendase në muajin mars të vitit të kaluar.
Qeveria i ka siguruar këto mjete nga Banka Hungareze Eksport-Import, me synim stimulimin e ciklit të investimeve në sektorin privat dhe nxitjen e rritjes ekonomike.
Këto mjete do të shpërndahen përmes Bankës Zhvillimore dhe bankave tregtare deri te përfituesit përfundimtarë – kompanitë vendase – me kushte të volitshme: norma e interesit është 1.95%, afati i shlyerjes deri në 15 vjet, ndërsa afati i grejsit deri në 3 vjet.








