Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi dy gjobat e vendosura ndaj Plarent Ndrecës, avokatit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Ndreca kishte kërkuar shfuqizimin e dy masave administrative në vlerat 50 mijë dhe 100 mijë lekë, të vendosura ndaj tij për shkak të mungesave në seancat e procesit gjyqësor ndaj Veliajt, gjatë bojkotit të avokatëve.

Pas shqyrtimit të kërkesës, GJKKO ka vendosur mospranimin e saj, duke lënë kështu në fuqi të dyja gjobat e vendosura ndaj avokatit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb