“Ishte një farsë qesharake”; Cassano kritikon rikthimin e Ronaldinhos në futbollin profesionist

19 Nëntor 2026
13:00
Alfred Lleshi
back button

Ronaldinho, në moshën 46-vjeçare, u rikthye të luante një ndeshje zyrtare pas 11 vitesh, duke u aktivizuar 45 minuta me Ravenna, në fitoren ndaj Forlì në kategorinë e tretë italiane. Rikthimi i brazilianit shkaktoi reagime, ndërsa Antonio Cassano ishte ndër kritikët më të ashpër.

“Dua të them se kam respekt të madh për Ronaldinhon, si njeri dhe si futbollist. Për mua, ai mbetet ndër pesë më të mëdhenjtë e historisë, bashkë me Messin, Maradonën, Ronaldon dhe ndoshta Pelén”, – deklaroi ish-sulmuesi në emisionin “Viva El Futbol”.

Megjithatë, Cassano nuk e kurseu për paraqitjen me Ravenna, klub ku braziliani është aksionar minoritar dhe ka marrëdhënie miqësore me presidentin Ignazio Cipriani: “Ajo që bëri ishte shumë e pakëndshme për t’u parë. Në moshën 46-vjeçare dhe në ato kushte, çfarë mund të bënte? Nuk e kuptova. Për mua ishte një farsë qesharake. Ndoshta e bëri për shkak të miqësisë me Cipriani dhe parave që iu ofruan. Personalisht nuk do ta kisha bërë as për 10 apo 20 milionë euro. Ishte turp”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit