Konflikti mes të dënuarve në burgun e Shkodrës, një i arrestuar dhe një tjetër nën hetim, gjendet telefon në qeli
Një person është arrestuar dhe një tjetër është proceduar penalisht pas konfliktit fizik të ndodhur mes të burgosurve në burgun e Reçit në Shkodër.
Sipas njoftimit të Agjencisë së Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (AMSEVP), ngjarja ka ndodhur më 18 nëntor 2026. Dy të dënuarit, S.O. dhe A.O., janë konfliktuar me një tjetër të dënuar, S.G., duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë.
Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi S.O. është arrestuar në flagrancë për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje, e kryer në bashkëpunim” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara”, ndërsa A.O. është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale të plagosjes së lehtë me dashje, të kryer në bashkëpunim.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në dhomat e personave të përfshirë në konflikt, në qelinë e shtetasit S.O. është gjetur një aparat telefonik.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për vijimin e hetimeve.
Shkelje gjatë një hetimi, KLP merr masë disiplinore ndaj prokurores së Dibrës
Ina Zhupa: Rama kundër PE, refuzon shfuqizimin e ligjit që hap rrugë për ndërtimet në zonat e mbrojtura
Ministri Gonxhja: Bizneset që sponsorizojnë kulturën, artin dhe sportin do të zbresin deri në 30% të tatimit mbi fitimin
- 12:57 Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%. Asnjë pension nën 200 euro
- 12:34 Parlamenti italian miraton projektligjin kundër antisemitizmit mes debateve dhe përçarjes së opozitës
- 12:33 Kosovë, shtyhet seanca ku pritej rishqyrtimi i Ligjit për Specialen
- 12:28 Zbulimi i spiunazhit kibernetik 5-vjeçar në Bullgari: Hakerët vodhën mbi 62 milionë faqe dokumentesh qeveritare
- 12:21 Përfundon samiti historik Xi-Trump-Putin në Shenzhen, 4 pikat kryesore të dakordësuara
- 12:20 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, ulet nafta dhe benzina