E ardhmja e Bruno Fernandes te Manchester United është në pikëpyetje. Mesfushori portugez pritet të zhvillojë një takim me trajnerin e ri Mauricio Pochettino për të diskutuar vazhdimësinë e tij në “Old Trafford”, ndërsa mundësia e largimit në fund të sezonit po bëhet gjithnjë e më konkrete.

Në këtë situatë kërkon të përfitojë Milani, që e sheh kapitenin e United si pasuesin ideal të Luka Modric. Kuqezinjtë kanë interesuar edhe më parë për shërbimet e tij, ndërsa në garë për portugezin kishte shfaqur interes edhe Juventusi.

Kontrata e Fernandes përfundon në qershor, por Manchester United ka mundësinë e zgjatjes edhe për një sezon tjetër.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: