Frika mori fund te Bayerni, Kompany gati për rikthimin e madh Pas problemeve shëndetësore dhe disa javëve jashtë fushave, Vincent Kompany e shikon me optimizëm rikthimin e tij në pankinën e Bayernit të Mynihut.
Trajneri belg i kampionëve të Gjermanisë doli në konferencën e tij të parë për shtyp pas sëmundjes dhe siguroi të gjithë në lidhje me gjendjen e tij.
‘Në të vërtetë duhet të them: jam shumë mirë-tha Kompany-iu nënshtrova të gjitha ekzaminimeve të nevojshme’.
Rezultatet e këtyre ekzaminimeve ishin pozitive kështu që nuk ka pasoja. Sipas Kompany, e gjitha ajo që ndodhi ishte për shkak se ai më parë nuk kishte kuruar deri në fund një infeksion.
‘Nuk i kushtova mjaftueshëm vëmendje trupit tim-shtoi trajneri i Bayernit të Mynihut-nuk mund të minimizoj këtë gjë, ishte me të vërtetë diçka shokuese’.
Vincent Kompany u shtrua në spital ku mjekët e diagnostikuan me irritim të meningjiteve me belgun që qëndroi për disa javë jashtë fushave. ‘U përpoqa që të rigjeja menjëherë qetësinë’-tregon ai
Top Channel