Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë për keqmenaxhim dhe shpërdorim të fondeve publike, duke kritikuar shpërndarjen e buxhetit të vitit të ardhshëm. Sipas tij, pavarësisht se qeveria e cilëson atë si më të madhin në histori, pensionistët janë lënë me një fond të pamjaftueshëm, ndërsa shpenzimet operative të administratës janë tepër të larta. Berisha kërkoi dyfishimin e fondeve për pensionistët.