Protesta/ Berisha: Ftoj çdo anëtar dhe mbështetës të PD të jetë në Tiranë më 28 Nëntor

12:58, 19/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Lideri i opozitës Sali Berisha tha gjatë konferencës me gazetarët se, ‘ftoj çdo anëtar dhe mbështetës të PD të jetë në Tiranë më 28 Nëntor’.

Anisa Kadesha, RTSH: Z. Berisha, a do ta mbështesë Partia Demokratike protestën e thirrur nga qytetarët dhe diaspora në 28 nëntor?

Sali Berisha: Mbështetjen më të fuqishme.

Dhe thirrja mine është sot për çdo anëtarë dhe anëtare, për çdo mbështetës dhe mbështetëse të Partisë Demokratike, me 28 Nëntor të gjithë në Tiranë në nderim të flamurit tonë kombëtar kundër këtij regjimi armiqësor ndaj flamurit, ndaj kombit dhe vendit. Nuk ka nderim më të madh për të rënët e kombit atë ditë, sesa të luftosh për idealet e tyre kundër këtij narkodiktatori.

Dhe unë kam besim se demokratët nga të katër anët e Shqipërisë dhe të katër anët e dheut do të jenë në atë protestë më shumë se asnjëherë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco