S’ka “paqe” për dy pilotët e Ferrarit, Leclerc: Dua vendin e 2-të! Edhe Hamilton kërkon podin
Francezi dhe britaniku do të kryqëzohen sërish. Trajektoret e fundjavës do të jenë me shpejtësi të lartë në Las Vegas.
Lewis Hamilton dhe Charles Leclerc kanë deklaruar në prag të garës së Las Vegas se duan vendin e dytë në klasifikimin e përgjithshëm. Mision i arritshëm për anglezin, 18 pikë nga Max Verstappen dhe vetëm 1 pikë nga George Russell. Më e komplikuar është situata për francezin, 30 pikë pas holandezit.
Në këtë situatë, për Frederic Vasseur dhe për gjithë linjën e komandës së Ferrari-t pritet të jetë një fundjavë jo pak delikate.
“Vendi i dytë për konstruktorë është fokusi kryesor, do të thotë shumë për të gjithë në fabrikë, por edhe për mua. Nëse bëjmë mirë në garat e fundit, ndoshta mund të ngjitem nga vendi i 4-t për ta mbyllur sezonin në pod. Le të përqendrohemi te mbrojtja e vendit të dytë për konstruktorët”, – ka thënë Hamilton.
Leclerc nga ana e tij ka deklaruar: “Takimi me Vasseur dhe Hamilton? Pas pak minutash tensioni u zhduk. Mund të kemi opinione të ndryshme dhe do të ndodhë sërish, por folëm për të sqaruar gjithçka. Objektivi im për momentin është të fitoj garat, sepse është e vetmja mënyrë për ta mbyllur në vend të dytë Botërorin e pilotëve.
Është e rëndësishme ta mbyllësh sezonin në mënyrë pozitive, sepse pauza dimërore është e gjatë. Për Las Vegasin nuk kemi zgjidhje të shpejta, ka gjëra që nuk mund t’i ndryshojmë tani. Ka edhe gjëra që mund t’i kontrollojmë dhe aty duhet të përqendrohemi. Do të jetë një sfidë e madhe për ne”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




