Elon Musk ka deklaruar se ndihet "mjaft budalla" që dhuroi afro 500 milionë dollarë për të mbështetur republikanët në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA, pasi partia humbi kontrollin e Kongresit. Partia e Donald Trump-it humbi kontrollin e të dy dhomave të Kongresit, një rezultat që shihet si një reagim ndaj kostos së lartë të jetesës dhe luftës në Iran. Njeriu më i pasur në botë foli të mërkurën mbi këto humbje, duke i thënë gazetës The Neë York Times: "Ndihem mjaft budalla që kam shpenzuar kaq shumë para pa parë ndonjë rezultat të madh; ose ndoshta, pa ato shpenzime, situata do të kishte qenë edhe më keq."