Një episod emocionues mes Celia Cuccittini, nënës së Leo Messit, dhe futbollistit të Comos, Nico Paz, është bërë publik. Ngjarja ka ndodhur më 6 tetor, ditën kur Messi i dha lamtumirën kombëtares argjentinase në Benin. Historinë e ka treguar Fabián Paz, xhaxhai i futbollistit, në emisionin “Radio La Red”.
“Kur shkova për të parë lamtumirën e Messit, Nico doli nga dhomat e zhveshjes dhe aty ishte nëna e Leos, e emocionuar dhe duke qarë. Nico shkoi ta përshëndeste, pasi njiheshin. Ajo i kapi dorën dhe i tha: ‘Ti je pasardhësi i djalit tim’. Nico mbeti i shokuar nga këto fjalë”, – rrëfeu ai.
Xhaxhai shtoi se Nico është një djalë i qetë dhe modest, që nuk e ka në mendje të bëhet pasardhësi i Messit: “Për të, gjëja më e madhe ishte ta njihte dhe të luante me Leon. Ishte sikur të prekte qiellin me dorë”.
Ai theksoi gjithashtu se fakti që Nico jeton jashtë Argjentinës e mbron nga presioni i madh që përjetojnë futbollistët në vendin e tij.







