E enjte, 19 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
GJKKO lë në fuqi gjobat ndaj Plarent Ndrecës, rrëzohet kërkesa e avokatit të Veliajt
Lajme

GJKKO lë në fuqi gjobat ndaj Plarent Ndrecës, rrëzohet kërkesa e avokatit të Veliajt

­Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e avokatit Plarent Ndreca për shfuqizimin e dy gjobave të vendosura ndaj tij, duke lënë në fuqi masat administrative në vlerën 50 mijë dhe 100 mijë lekë.

Gjobat janë vendosur për shkak të mungesës së Ndrecës në seancat gjyqësore të procesit ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, gjatë periudhës kur avokatët kishin bojkotuar zhvillimin e proceseve gjyqësore.

Pas shqyrtimit të kërkesës së mbrojtësit, GJKKO ka vendosur të mos e pranojë atë, duke konfirmuar kështu të dyja gjobat.

Në vendimin e saj, gjykata ka saktësuar gjithashtu se ky vendim nuk mund të ankimohet, çka do të thotë se masat administrative ndaj avokatit mbeten në fuqi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.