Vendosni fjalën kyçe....

Bordi i Transparencës ul sërish çmimin e naftës, zbret në 201 lekë për litër



Bordi i Transparencës ka vendosur të ulë sërish çmimin e karburanteve. Sipas vendimit të marrë në mbledhjen e kësaj të enjteje, nafta do të shitet me 201 lekë për litër, tre lekë më pak krahasuar me çmimin e mëparshëm.

Ndërkohë, çmimi i benzinës do të jetë 160 lekë për litër, ndërsa ai i gazit 71 lekë për litër.

Sipas njoftimit zyrtar, çmimet e reja do të hyjnë në fuqi më 19 nëntor, në orën 14:00, dhe do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit.

Për shitjen me shumicë, çmimi i naftës është përcaktuar në jo më shumë se 189 lekë për litër, ndërsa ai i benzinës në 148 lekë për litër. Gazi do të shitet me shumicë me 59 lekë për litër.

Bordi ka përcaktuar gjithashtu çmimin e naftës për aktivitetin e peshkimit në 105 lekë për litër.

Në njoftim, operatorëve të tregtimit me shumicë dhe pakicë u është rikujtuar detyrimi për zbatimin e çmimeve të përcaktuara. Në rast shkeljesh, parashikohet pezullimi i aktivitetit.