Kryedemokrati Sali Berisha në një konferencë për mediat tha se është i gatshëm të bashkëpunojë edhe me ato subjekte politike që platformën e kanë kundër PD-së, në kuadër të një koalicioni të gjerë opozitar. ‘Ne po punojmë. Vetëm se ky koalicion është i ndryshëm nga çdo koalicion që është bërë nga viti ‘91 gjer sot. Një bashkim dhe me ata që platformën e tyre e kanë kundër Partisë Demokratike. Në mënyrë që së bashku të përcjellim në banesën e turpit kreun e narkoshtetit shqiptar dhe të vendosim një qeveri për një kuadër ligjor të standardeve më të mira ndërkombëtare për zgjedhjet, siç është njoftuar. Secili të testohet para qytetarëve shqiptarë, dhe qytetarët shqiptarë të zgjedhin atë që konsiderojnë më të mirë.’