Pas 20 vitesh karrierë, legjenda e Sevillas i thotë lamtumirë futbollit

Në moshën 38-vjeçare, Ever Banega ka konfirmuar zyrtarisht tërheqjen nga futbolli profesionist, duke mbyllur një rrugëtim dy dekadash që kulmoi me tre trofe të Europa League të fituara me Sevillan.

Ish-lojtari i kombëtares argjentinase e bëri njoftimin gjatë një interviste për ESPN, pak pasi mori pjesë në një ndeshje miqësore të organizuar nga Sergio Aguero. Sipas Banegas, kjo përvojë e bëri të qartë se kishte ardhur momenti për t’u pensionuar.

Të lidhura

None found

“Më parë thosha se isha 80 për qind i vendosur për t’u tërhequr, por pas ndeshjes së sotme jam plotësisht i bindur. Tani po nis një etapë e re dhe do ta shijoj futbollin si vëzhgues”, u shpreh ai.

Banega u pyet edhe për mundësinë e kalimit te Inter Miami, ku do të kishte mundësi të luante sërish me Lionel Messin, me të cilin ka qenë bashkëlojtar te Argjentina.

Sidoqoftë, mesfushori nuk la asnjë hapësirë për dyshim, duke theksuar se as një telefonatë nga vetë Messi nuk do ta bënte të ndryshonte mendje.

“Edhe nëse më telefonon Messi, do t’i përgjigjem jo. Vendimi është marrë përfundimisht”, deklaroi ai prerazi.

Pjesa më e madhe e karrierës së tij në Evropë është e lidhur me Sevillan, ku luajti në dy peridha të ndryshme.

Me klubin andaluzian, Banega ngriti tre herë trofeun e Europa League dhe u bë një nga mesfushorët më të njohur në historinë e tij.

Gjatë rrugëtimit të tij, ai veshi edhe fanellat e Valencias, Atletico Madridit dhe Interit, ndërsa me Argjentinën grumbulloi 65 ndeshje.

Në shtator të vitit 2020, Banega iu bashkua skuadrës saudite Al-Shabab, ku qëndroi katër sezone para se të kthehej në kampionatin argjentinas.

Pasi luajti te Newell’s Old Boys dhe Defensa y Justicia, Banega ka zgjedhur t’i japë fund karrierës profesionale, duke lënë pas një trashëgimi të pasur me trofe dhe eksperienca në futbollin europian e ndërkombëtar.


Shtuar më 19.11.2026 14:08

Quantcast
kumar siteleriBursa Escortkumar sitelericasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgüvenilir bahis sitelerigrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahiscasibomgüvenilir bahis sitelerizlotjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişbahis sitelerigrandpashabetGrandpashabet giriş