Mbiemri Balotelli kthehet të qarkullojë në botën e sportit italian dhe më konkretisht në atë të volejbollit ku bëri debutimin Pia Fico Balotelli, vajza e Raffaella Fico e Mario Balotelli.

Vajza, që në dhjetor do të festojë 14 vjetorin e lindjes zgjodhi të fokusohet te volejbolli pas një eksperience të parë, kur ishte më e vogël në sportin e karatesë.

E lindur në vitin 2012, Pia debutoi me skuadrën U15 të Volley Ëorld Blu, klub napoletan që ka skuadrën e parë që luan në Serie C të volejbollit të vajzave. Ajo që publikoi fotot e para ishte pikërisht nëna e Pia, Raffaella. Siç vihet re në video, Pia zbriti në parket me mbiemrin Fico në fanellë dhe numrin 45, numri historik i babait të saj Mario Balotellit. Pra, një homazh edhe për të atin që aktualisht është në Dubai ku luan me skuadrën e Al Ittifaq.

Pia Fico Balotelli që përpara 2 vitesh fitoi titullin italian CSI në specialitetin kumitë në kategorinë e debutuesve kur praktikonte karatenë, tani është një sulmuese; ka fituar në dy ndeshjet e para me klubin e saj. Një pasion të cilën ajo ka ndërmend ta kultivojë për një kohë të gjatë në Napoli ku jeton me nënën e saj, por ajo kalon kohë edhe me babain e Mario Balotellit në Brescia së bashku me gjyshen dhe xhaxhallarët.

Top Channel