AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Prokuroria e Fierit çon në gjyq kompaninë Al Global Oil për ndotjen e Gjanicës

Drejtuesi teknik dhe shoqëria “Al Global Oil” sh.a. akuzohen se shkarkuan ujëra teknologjike me hidrokarbure në një përrua që derdhet në lumin Gjanica, duke shmangur kostot e trajtimit të mbetjeve edhe pas ndalimit të punës së rafinerisë.

Vladimir KarajVladimir KarajngaVladimir Karaj
16 seconds më parë
në Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Lumi i Gjanicës pas ndotjes nga mbetjet hidrokarbure. Foto: Valbona Davidhi.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq drejtuesin teknik të Uzinës së Përpunimit të Naftës në Fier, Robert Shehaj, që u identifikua me iniciale R.Sh. në njoftimin për shtyp, si dhe shoqërinë “Al Global Oil” sh.a. si person juridik, të akuzuar për ndotjen e lumit Gjanica në vitin 2023.

Të pandehurit, sipas njoftimit të prokurorisë, përballen me akuzën e veprës penale “Ndotja e ajrit, ujërave dhe e tokës”, parashikuar nga neni 201, i Kodit Penal dhe janë marrë të pandehur bazuar në një procedim të vitit 2023.

Sipas hetimeve paraprake të Prokurorisë së Fierit, ujërat teknologjike të Uzinës së Përpunimit të Naftës Fier, e ndodhur në Drizë të njësisë Qendër-Fier, grumbulloheshin në bllokun e pastrimit të uzinës, ku sipas Lejes së Mjedisit duhej të trajtoheshin dhe të shkarkoheshin vetëm në pikën e autorizuar dhe brenda vlerave kufi.

Por provat e mbledhura gjatë hetimit treguan se ujërat teknologjike të ndotura me lëndë hidrokarbure, të gjeneruara gjatë funksionimit të uzinës dhe të mbetura në depozitat e bllokut të pastrimit edhe pas ndalimit të saj, janë derdhur në një përrua që, pas rreth 17 metrash, përfundon në lumin Gjanica.

“Në kampionin e marrë në dalje të vaskës, produktet e naftës kanë rezultuar 13,8 mg/l, mbi kufirin prej 10 mg/l të lejuar nga Leja e Mjedisit, ndërsa ujërat janë klasifikuar në Klasën V – ‘Gjendje e keqe’,” njoftoi Prokuroria e Fierit.

Sipas organit të akuzës, drejtuesi teknik i uzinës “ndonëse e njihte ekzistencën e kësaj pike shkarkimi dhe kishte detyrimin dhe mundësinë ta mbyllte, ta kontrollonte ose ta pajiste me trajtim, nuk ka marrë asnjë masë”.

Prokuroria vlerëson se shkelja u krye për përfitim financiar të kompanisë. “Vepra është kryer në emër dhe në dobi të shoqërisë ‘Al Global Oil’ sh.a., e cila, duke shkarkuar ujërat e patrajtuara, kursente kostot e trajtimit dhe të transportit të tyre, si pasojë e mungesës së kontrollit dhe të mbikëqyrjes nga organet e saj drejtuese,” thuhet në njoftim.

Akuzat mbështeten në aktet e inspektimit të Agjencisë Rajonale të Mjedisit, këqyrjen e vendit të ngjarjes, analizat laboratorike, deklarimet e personave që kanë dijeni dhe aktin e ekspertimit teknik-mjedisor.

Kjo nuk është hera e parë që kompania “Al Global Oil”, akuzohet për ndotje të Gjanicës. Referuar raportimeve të mëparshme të BIRN, rafineria e naftës ka rezultuar ndër subjektet e gjobitura herë pas here nga Agjencia Rajonale e Mjedisit mes viteve 2019-2023, për shkarkimin e ujërave teknologjike në një kolektor pranë lumit.  Ndërsa kompania ka ndryshuar disa herë pronësi gjatë 5 viteve të fundit, detyrën e drejtuesit teknik të saj e ka mbajtur të paktën deri në vitin 2023 ku shënohet dhe incidenti i hetuar nga prokuroria Robert Shehaj.

I pyetur nga BIRN në tetor 2021, Shehaj pati deklaruar se shkarkimet e rafinerisë ishin brenda parametrave, ndonëse pranoi raste të derdhjeve gjatë motit me reshje. Shehaj nuk qe i arritshëm për koment sëfundmi. Prokuroria nuk duket se ka përfshirë në akuzë aksionerët e kompanisë të vitit 2023 dhe as ata që erdhën pas tyre.

Në njoftimin e saj, Prokuroria e Fierit theksoi se ndotja e Gjanicës “përbën një problem të mprehtë mjedisor për cilësinë e ujërave dhe për botën bimore e shtazore të këtij lumi”, duke paralajmëruar vijimin e hetimeve me përparësi në bashkëveprim me Agjencinë Rajonale të Mjedisit dhe Policinë e Shtetit për çdo rast shkarkimi dhe ndjekjen penale të personave fizikë e juridikë përgjegjës.

Dërgimi në gjyq i çështjes së rafinerisë së Fierit vjen pas vitesh denoncimesh për ndotje të vazhdueshme dhe mungesë ndëshkimi penal. I gjatë 42 kilometra dhe degë e lumit Seman, Gjanica konsiderohet si lumi më i ndotur në Shqipëri. Krahas rafinerisë së Fierit, burime historike të shkarkimeve hidrokarbure në shtratin e tij kanë qenë rafineria e Ballshit, stacioni i dekantimit në Visokë dhe gropat ekologjike rreth puseve të naftës në Fier e Mallakastër.

 

Etiketa: Al Global OilLumi GjanicaNdotja e mjedisitRobert ShehajUzina e Perpunimit te Naftes
Ndotja e Gjanicës, policia procedon drejtuesit e kompanive Albpetrol dhe Terra Oil

Prokuroria e Fierit çon në gjyq kompaninë Al Global Oil për ndotjen e Gjanicës

14:23 | 19/11/2026
Si përfundon Trumpizmi

Politikat e Trump në Ballkan nën më shumë vëzhgim, por pa ndryshim kursi

11:33 | 19/11/2026
thaci 10.09.2026

Dënimi i dytë i Hashim Thaçit rikthen polemikat rreth Gjykatës së Hagës

11:07 | 19/11/2026
pd

Drejtuesit e PD sulmojnë aktivistët që refuzojnë të rreshtohen pas tyre

07:48 | 19/11/2026
policet perplasen me protestuesit

Policia procedon 24 protestues dhe vendos 28 gjoba për dy ditë

16:41 | 18/11/2026
SPAK

SPAK kërkon konfiskimin e pasurive me vlerë 9.1 milionë euro të grupit të Elvis Doçit

15:54 | 18/11/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.