Kompany para rikthimit në stol: E kalova sëmundjen, tani jam shumë mirë me shëndet

19 Nëntor 2026
14:21
Alfred Lleshi
back button

Vincent Kompany do të rikthehet në stol në ndeshjen e Bundesligës kundër Köln, pas shqetësimit shëndetësor që pësoi më 23 tetor.

“Ndihem shumë mirë dhe jam i lumtur që jam sërish me skuadrën. Ishte padyshim një përvojë shumë intensive dhe e pazakontë në atë moment. Por, duke e parë tani në retrospektivë, gjithçka shkoi në mënyrë perfekte. Mora menjëherë mbështetje nga shumë njerëz brenda klubit, por edhe nga mjekët”, – deklaroi trajneri belg për “Sky Sport DE”.

Kompany u ndal edhe te momentet kur pati shqetësimin shëndetësor, duke sqaruar se nuk kishte dëgjuar sa duhej sinjalet e trupit: “Duhet të ruash qetësinë, të mos shqetësohesh më shumë seç duhet dhe të presësh rezultatet. U fol shumë për faktin se pija shumë kafe dhe flija pak, por këto janë informacione private. Isha thjesht i sëmurë, siç mund t’i ndodhë kujtdo, por nuk e dëgjova sa duhet trupin tim dhe gjithçka tjetër erdhi si pasojë”.

Ai konfirmoi se të gjitha kontrollet e mëvonshme rezultuan shumë mirë: “Jam në gjendje të shkëlqyer shëndetësore”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit