Pas gati dy javësh pauzë për shkak të ndeshjeve të kombëtareve, Superliga e Kosovës në futboll rifillon këtë javë.
Në kuadër të xhiros së 14-të do të zhvillohen pesë ndeshje të premten, të shtunën dhe të dielën, ndërsa vëmendja kryesore është te Suhareka.
Të lidhura
None found
Ndeshja e parë e kësaj jave është ajo mes Prishtinës dhe Drenicës, e cila luhet të premten në kryeqytet duke filluar nga ora 17:00.
Të shtunën zhvillohen po ashtu dy takime, që të dyja me fillim në orën 13:00: Llapi – Vushtrria dhe Malisheva – Dukagjini.
E diela sjell dy ndeshjet e tjera. Ballkani – Gjilani, që luhet në Suharekë në orën 13:00, vlerësohet si derbi i kësaj xhiroje, pasi të dyja skuadrat synojnë pjesën e lartë të tabelës.
Në orën 15:00 të së dielës, Drita përballet me Feronikelin ’74, me skuadrën gjilanase që shihet si favorite në këtë takim.






