Një aksident rrugor është regjistruar në rrugën “Zenel Murra”, ku një automjet tip “Benz” është përplasur me një motomjet, pasditen e sotme (19 nëntor).
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit ka mbetur i lënduar dhe është transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe autoambulanca, ndërsa po kryhen veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.










