Kurti: Do ta shfrytëzojmë terminalin e Vlorës për energji elektrike. Kemi bërë marrëveshje me Shqipërinë

19 Nëntor 2026 | 14:32

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për zhvillimet në sektorin e energjisë gjatë pesë vjetëve e gjysmë të qeverisjes së tij, duke përmendur sfidat e shkaktuara nga zhvillimet ndërkombëtare, por edhe planet për të ardhmen.

Kurti ka thënë se gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur ndryshime të mëdha në skenën ndërkombëtare, veçanërisht pas nisjes së luftës në Ukrainë dhe konfliktit në Lindjen e Mesme, të cilat, sipas tij, kanë ndikuar edhe në furnizimin me energji elektrike dhe në inflacion.

Ai ka theksuar se Qeveria ka vazhduar të mbështesë energjinë e ripërtëritshme, efikasitetin energjetik dhe kogjenerimin.

Kurti ka përmendur gjithashtu gazifikimin e Kosovës si një nga synimet për të ardhmen, duke thënë se në zgjedhjet e fundit kanë marrë besimin për ta shfrytëzuar këtë mundësi sa më parë.

“Jo vetëm që kemi tejkaluar vështirësitë dhe kemi qëndruar te energjia e ripërtëritshme, por kemi potencuar edhe efikasitetin dhe kogjenerimin. Gjithashtu, në zgjedhjet e fundit kemi fituar besimin për shfrytëzimin serioz dhe sa më parë të mundësisë për gazifikimin e Republikës”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka bërë të ditur se synohet edhe shfrytëzimi i gazit të lëngshëm që arrin në terminalin e Vlorës, nga ku Kosova mund të sigurojë energji elektrike përmes interkoneksionit prej 400 kilovoltësh.

“Ne tashmë kemi marrëveshje me Republikën e Shqipërisë për shfrytëzimin e terminalit të Vlorës”, ka thënë Kurti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti kërkon Ligj të ri për Specialen: Grupi Punues ta sjellë draftin në javën e ardhshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hartimin e një draftligji të ri për Dhomat e Specializuara të Kosovës, duke thënë se ai pritet të...
13:45 | 19/11/2026

Kosovë, shtyhet seanca ku pritej rishqyrtimi i Ligjit për Specialen

Është shtyrë për një kohë të pacaktuar vazhdimi i seancës me tri pika të rendit të ditës, ndër të cilat ishte edhe shqyrtimi i Ligjit...
12:33 | 19/11/2026

Vizita e Jakup Krasniqit në Kosovë, Kurti: Situatë jashtëzakonisht e dhimbshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për vizitën e Jakup Krasniqit në Kosovë. Në një deklaratë për media para nisjes së seancës së Kuvendit,...
11:37 | 19/11/2026