Bosnja ia ndalon hyrjen Millan Radoiçiç-it, e cilëson kërcënim për sigurinë kombëtare

19 Nëntor 2026 | 14:42

Millan Radoiçiçit, i dyshuar për organizimin e sulmit në Banjskë, në veri të Kosovës, iu ndalua hyrja në Bosnje dhe Hercegovinë, pasi u shpall kërcënim për sigurinë kombëtare, sipas Radio Evropa e Lirë

Sipas tyre, vendimi u mor më 13 nëntor – katër ditë para se Gjykata e Lartë në Beograd të urdhëronte paraburgimin e tij dhe ta shpallte në kërkim, pasi nuk u paraqit në polici më 15 nëntor.

Paraqitja e detyrueshme në polici ishte një nga masat e mbikëqyrjes të vendosura ndaj tij, në kuadër të procedurës që po zhvillohet për rastin e Banjskës.

Institucionet përgjegjëse të Bosnje dhe Hercegovinës nuk dhanë hollësi për vendimin dhe as arsyet përse Radoiçiç cilësohet kërcënim për sigurinë kombëtare.

Ndalimi nënkupton se, nëse Radoiçiç tenton të hyjë në Bosnje dhe Hercegovinë, atij do t’i refuzohet hyrja ose do të ndalohet në pikën kufitare apo në ndonjë vend tjetër të hyrjes në këtë shtet.

Vendimi vjen në kohën kur vendndodhja e Radoiçiçit mbetet e panjohur, pasi ai nuk ishte i qasshëm për organet e drejtësisë në Serbi, gjatë ditëve të fundit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti: Do ta shfrytëzojmë terminalin e Vlorës për energji elektrike. Kemi bërë marrëveshje me Shqipërinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për zhvillimet në sektorin e energjisë gjatë pesë vjetëve e gjysmë të qeverisjes së tij, duke përmendur sfidat...
14:32 | 19/11/2026

Kandidati i Listës Studentore zgjidhet kryetar i Kuvendit të Serbisë

Kandidati i Listës Studentore, Aleksandar Çupiç, u zgjodh kryetar i Kuvendit të Serbisë me 140 vota të deputetëve. Kundërkandidati i tij, Stojan Radenoviç, nga grupi...
14:03 | 19/11/2026

Kurti kërkon Ligj të ri për Specialen: Grupi Punues ta sjellë draftin në javën e ardhshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hartimin e një draftligji të ri për Dhomat e Specializuara të Kosovës, duke thënë se ai pritet të...
13:45 | 19/11/2026