Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i ka dërguar një letër Komisionit të Venecias, duke ftuar ekspertët e tij për një vizitë pune në Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore. Ftesa vjen pas dakordësisë mes bashkëkryetarëve Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi. Në fokus të takimit pritet të jetë projektligji për financimin e partive politike dhe mënyra se si janë pasqyruar në draft rekomandimet e Venecias.