E enjte, 19 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Me 12.1 kg kanabis në makinë, 22-vjeçari i shpëton policisë dhe braktis automjetin, arrestohet bashkëpunëtori i tij

Një operacion antidrogë i koduar “Risia” është finalizuar nga Policia e Tiranës, duke çuar në sekuestrimin e 12.1 kilogramëve lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa në trajtë xhelatinoze, e cila dyshohet se ishte përgatitur për t’u shitur në Shqipëri. Në kuadër të operacionit, një 22-vjeçar është arrestuar, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 19 nëntorit, në autostradën “Tiranë-Elbasan”. Sipas Policisë, drejtuesit të automjetit që transportonte lëndën narkotike, shtetasit F. I., 22 vjeç, i është bërë shenjë ndalimi, por ai nuk i është bindur urdhrit, ka vijuar lëvizjen me shpejtësi dhe më pas ka braktisur makinën, duke u larguar nga vendngjarja.

Gjatë veprimeve hetimore, policia ka konstatuar se lëvizjet e automjetit që transportonte drogën monitoroheshin nga një tjetër makinë. Drejtuesi i saj, shtetasi M. V., gjithashtu 22 vjeç dhe banues në Paskuqan, është arrestuar në flagrancë. Ai dyshohet se bashkëpunonte me të riun që transportonte lëndën narkotike.

Gjatë kontrollit në automjetin e braktisur u gjetën 12.1 kilogramë kanabis në trajtë xhelatinoze, ndërsa në banesën e të arrestuarit policia zbuloi edhe një sasi të dyshuar kokaine. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan gjithashtu dy automjetet dhe tre telefona celularë.

Reklamë

Ndërkohë, policia vijon punën për kapjen e 22-vjeçarit të shpallur në kërkim, si dhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.