Diskutimet Trump, Putin dhe Xi/ Agim Nesho: Po krijohet një rend i ri botëror, Europa mbetet jashtë lojës

15:03, 19/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Takimi trepalësh mes Donald Trump, Vladimir Putin dhe Xi Jinping, i zhvilluar në Kinë, dhe deklarata e përbashkët e dalë prej tij ishin në fokus të diskutimit në SYRI TV me moderatoren Sibora Bitri dhe diplomatin Agim Nesho.

Nesho analizoi katër pikat kryesore të dokumentit, duke u ndalur te reforma e OKB-së, siguria energjetike, kufizimi i armëve bërthamore dhe roli i tri fuqive në arkitekturën e re ndërkombëtare.

Sipas Neshos, takimi shënon një moment të rëndësishëm në krijimin e një rendi të ri botëror, ku tri fuqitë kryesore synojnë të përcaktojnë drejtimin e zhvillimeve globale, ndërsa Europa rrezikon të mbetet jashtë vendimmarrjes për shkak të mungesës së një politike të përbashkët të jashtme dhe të mbrojtjes. Ai theksoi gjithashtu se ky realitet i ri po zhvendos peshën nga rendi i bazuar te rregullat dhe të drejtat e njeriut drejt konkurrencës mes fuqive dhe zonave të influencës.

Nesho: Kryesorja në këtë takim historik është krijimi i komunikimit mes tre fuqive kryesore të botës, të cilët kërkojnë që të orjentojnë me veprimtarinë e tyre të gjithë rendin botëror. Kemi një rend të ri botëror pas luftës së dytë, vetë deklarata e paqes e dalë nga takimi, nënkupton se janë fitues të betejës së Luftës së Dytë Botërore, janë ruajtës të institucioneve të saj, për arsye  se pika e parë e deklaratës së paqes pas takimit ishte reforma në OKB dhënia e mundësisë organizatës për të vepruar për të arritur stabilitetin dhe paqen botërore. Kjo deklaratë e paqes na tregoi disa gjëra, ku përmblidhen 4 pikat kryesore.

E para ishte reforma në Këshillin e Sigurimit dhe rolin që do kenë tre mbajtëset e ‘vetos’ si tre fuqitë kryesore që paraqesin një realitet të ri në botë.

Së dyti u ra dakord që rrugët e energjitikës të përdorimit dhe të fuqizimit të rrugëve energjetike të gazit, naftës, si burime kryesore të zhvillimit të ekonomisë, jo vetëm nuk duhen penguar por duhen shtyrë për të realizuar dhe mos pasur një krizë botërore lidhur me energjitikën, gjë që nënkupton se e gjithë kriza në Lindjen e Mesme do të ketë një rishikim kur dihet që fuqitë kryesore si Kina dhe Rusia, për të krijuar një moment vështirësie për ShBA, kanë përkrahur kundërshtarin e tij, Iranin, si me informacion, si me armatime ashtu edhe me teknologji moderne.

Ka një aksiomë, që të fortët bëjnë atë që duhet, të dobëtit dhe këtë e ka thëën Dukedili që në kohët e vjetra, përshtaten të bëjnë atë që duhet bërë. Kemi një rend tjetër që ka ndryshuar mënyra e vlerësimit të situatave.

Janë tre fuqi kryesore, nuk kemi rregullat e një rendi global, bazuar në ligje dhe në të drejtat e njeriut, por kemi një kompeticion të tre fuqive kryesore të cilët e konceptojnë veprimtarinë e tyre në bazë të zonave të influecës që krijojnë. Në këtë kuptim moralisht ne kemi të drejtë të gjykojmë se çdo gjë është diçka ndryshe, që për llogjikën tonë të edukuar gjatë këtyre viteve nuk përputhet me ato norma me ato vlerësime morale të cilat ne i shikojmë.

Kemi një botë tjetër dhe kjo është aksioma e parë që duhet ta pranojmë për të zbërthyer të gjithë veprimtarinë e këtij rendi të ri global që kemi ne sot.

Nuk është diskutuar çështja e Ukrainës. Presidenti Trump e tha përpara takimet që vetë Europa duhet të ishte pjesë. Në takimin historik të tre fuqive kryesore mungon fuqia më e madhe ekonomike e botës, Europa e bashkuar, por për pamundësinë e një krijimi të një federate që të veprojë si një e tërë, si në politikën e jashtme ashtu edhe në arkitekturën e mbrotjes, e ka bërë që Europa të merret me veten e saj se sa të ketë një rol të caktuar në rendin botëror.

Dhe së fundi një nga pikat kryesore të deklaratës ishte çështja e armëve bërthamore, kufizimit të tyre dhe ketu duhet të theksojmë se vetë Kina e cila në këtë garë armatimi është më mbrapa si me Rusinë si me ShBA-në, qëndrimi i saj në këtë deklaratë ishte parimor moralist duke thënë që asnjëherë armët bërthamore nuk duhen përdorur pasi nuk ka më të fituar. Kanë bërë thirrje që këto armë të mos jenë kushti i përdorimit të forcës dhe i diktatit të ecjes së shoqërisë njerëzore. Kina shpjegon alterativën e saj si fuqia kryesore bashkë me SHBA, e bazuar në filozofinë e drejtimit të mundshëm të rendit ndërkombëtar në bazë të rritjes ekonomike, në çështjen e teknologjisë moderne që është Inteligjenca Artificiale. E vetmja pikë e deklaratës së paqes që i dha një të drejtë Rusisë ishte pika kur i bëhej thirrje institucionit ndërkombëtar të Gjykatës së Krimeve në Botë që të mos kalonte juridiksionin e saj dhe të merrej me kryetarët e shtetit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco