Braktisi makinën me 12 kilogramë drogë në autostradën Tiranë-Elbasan, në kërkim 22-vjeçari
Një 22-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia, pasi dyshohet se po transportonte një sasi prej 12 kilogramësh lëndë narkotike, të cilën e la në automjetin e tij në autostradën Tiranë-Elbasan, për t’u larguar më pas nga vendngjarja.
Sipas informacioneve paraprake, i riu ka braktisur makinën dhe është arratisur përpara se të kapej nga uniformat blu. Gjatë kontrollit të automjetit, policia ka zbuluar dhe sekuestruar 12 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike.
Ndërkohë, vijojnë hetimet për lokalizimin dhe kapjen e 22-vjeçarit, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. Autoritetet po punojnë gjithashtu për të identifikuar nëse persona të tjerë janë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



