Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka prezantuar "Agjendën Një Miliard Euro", një plan që synon zëvendësimin e importeve me prodhim vendas përmes garancive shtetërore për kredi investive. Duke theksuar se kjo masë synon rritje të konkurrencës së kompanive vendase, Kurti vuri në dukje se nga mbi 7 miliardë euro importe gjatë vitit 2025, rreth 4 miliardë euro janë produkte që mund të prodhohen brenda Kosovës.