Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës u shoqërua me tensione mes kryeministrit Albin Kurti dhe deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami. Debatet mes tyre morën tone të larta akuzash të ndërsjella.
Gjatë shkëmbimit të replikave, Kurti i kujtoi Bajramit se roli i saj nuk është ai i gjyqtares, por i deputetes, duke nënvizuar se verdikti për qeverisjen e tij i takon elektoratit përmes votës së lirë.
Të lidhura
None found
“Unë jam zgjedhur katër herë kryeministër. Ju do të donit të më gjykonit, por nuk keni autoritetin e gjyqtares — jeni deputete. Gjykimin e bëjnë qytetarët më 28 dhjetor dhe 7 qershor. Lexoni rezultatet zgjedhore në vend që të interpretoni rolin e gjyqtares nga bankat e opozitës,” u shpreh Kurti.
Nga ana tjetër, Bajrami e kundërshtoi ashpër kryeministrin, duke e cilësuar si përgjegjës për ngërçin politik në vend. Ajo theksoi se Kurti kishte pasur mundësinë ta zgjidhte situatën, por nuk e kishte bërë këtë deri në datën 6 tetor.
“Nuk mund të paraqiteni si zgjidhës i krizës, kur në fakt ju vetë jeni bërë shkaktari i bllokimit. Natën e 6 tetorit e zhbllokuat situatën dhe zgjodhët presidenten përmes konferencave për shtyp. Ju mbani përgjegjësi që vendi mbeti i paralizuar deri atë natë,” deklaroi Bajrami.





