Vjedhja në Postën e Durrësit i kalon SPAK, dyshime për përfshirjen e zyrtarëve me imunitet parlamentar

Aktualitet

Publikuar: 18/11/2026

Vjedhja në Postën e Durrësit i kalon SPAK, dyshime për përfshirjen e zyrtarëve me imunitet parlamentar

Prokuroria e Durrësit ka dërguar në SPAK dosjen për vjedhjen e rreth 700 mijë eurove në filialin e Postës Shqiptare në Durrës.

Prokuroria e Durrësit ka shpallur moskompetencën për hetimin e çështjes, pasi nga veprimet hetimore kanë dalë dyshime për përfshirjen e një grupi të strukturuar kriminal, si dhe të personave që aktualisht gëzojnë imunitet parlamentar.

Pikërisht këto dyshime kanë bërë që çështja të kalojë në kompetencën e SPAK-ut, i cili pritet të vijojë hetimet për zbardhjen e plotë të skemës së vjedhjes dhe identifikimin e të gjithë personave të përfshirë.

Në kuadër të hetimeve janë arrestuar më herët ish-drejtoresha e filialit, Elisabeta Mataj, ish-shefja e financës, Valbona Duni, si dhe arkëtarja Paola Dana. Ndërkohë, për tre të dyshuarat, masat e sigurisë janë zbutur më vonë.

Nëse zgjedhjet e 9 Majit do të ishin këtë të dielë, cilin do të votonit për Bashkinë e Tiranës

Sondazhi është joaktiv.