Një rrjet shoqatash të errëta gjoja mjedisore, jo vetëm thithin dhe avullojnë nëpër xhepa donacione të huaja, por përmes fryrjes së kauzave të rreme dhe abuzive mjedisore, tentojnë të ushtrojnë trysni nga kompanive investitore me qëllim për të kapur ndonjë lekë. Në funksion të aktivitetit zhvatës, karteli j JOF-ve të dyshimta përdorin një grup sharlatanësh, të kamufluar si ambinetalistë, të cilët pasi kanë humbur çdo betejë gjyqësore, mashtrojnë deri në banalitet, me qëllim për t’u ulur në pazare me kompanitë investitore.

(Dhimitër Koleci dhe Jorgji Locaj)
Jorgji Locaj, nën hetim për shkatërrim prone dhe tentativë zhvatje, si dhe Dhimitër Kolecin allias Luftar Koleci, janë pjesë e rrjetit të ambientalistëve të rremë, të cilët në kordinim me Qendrën “CITIZENS CHANNEL”, kanë nisur një fushatë mashtrimi ndaj kompanisë Seka Hydropower, pasi kompania nuk ka pranuar kërkesat e tyre për t’u dhënë para, por çdo kërkesë për invesimi për komunitetin në zonën e Zall Gjoçaj, ku subjekti ka zbatuar disa projekte hidrocentralesh, të konfirmuara në përputhje me ligjet nga gjykatat e të gjitha shkallëve.
(Video e mashtrimit)
Disa ditë më parë, dy mjedisorët e rremë Dhimitër Koleci dhe Jorgji Locaj, u shfaqën në një video, ku akuzonin kompaninë për devijim të kanioneve dhe tharje të burimeve ujore. Ata tregonin një burim uji, i njohur si Kroi i Kolës në zonën e Zall Gjoçaj, që ishte tharë pasi uji është devijuar për prodhim energjie.
Disa përgjime komunikimesh, foto dhe video tregojnë se pretendimi i shterimit të Kroit të Kolës është një mashtrim me qëllim zhvatjen, përfshirë edhe shkatërrim prone i qëllimshëm. Kjo është një videoja e datës 16 nëntor 2026, e cila tregon se ujin që rrjedh nga Kroi i Kolës, ashtu si në çdo stinë të vitit.
(Video reale e Kroit të Kolës)
Jo vetëm kaq. Por, edhe pse nuk parashikohet në kontratë, kompania Seka Hydropower është dakordësuar me banorë dhe ka pranuar kërkesa të ligjshme të tyre, duke investuar në furnizim me ujë të familjeve të caktuara, stabilizim rrugësh dhe hapje të rrugëve të reja. Kjo video tregon angazhimin e kompanisë për furnizimin me ujë të dy familjeve në Lagjen Lami i Madh, pranë Kroit të Kolës.
(Tubi i instaluar në hyrje të tunelit për të furnizuar me ujë dy familje në Lagjen Lami i Madh)
Një grup provash dhe faktesh rrëzojnë pretendimet e Jorgji Locajt për tharje të burimeve ujore nga devijimi i kanioneve për biznes energjie. E kundërta është e vërtetë. Aktiviteti i kompanisë është në përputhje me ligjin dhe rregullat e mbrojtjes së mjedisit, ka investuar në zonë, ndërsa burimet ujore nuk janë cënuar.
Po pse dhe si mashtron Jorgji Locaj?
Locaj po hetohet nga policia për shkatërrim prone. Ai dyshohet për shkatërrim tubash dhe dëmtim me dashje të burimeve ujore, në funksion të mashtrimit në dëm të kompanisë operuese, por edhe të banorëve të zonës. Punonjës të kompanisë kanë ndërhyrë disa herë në riparimin e disa krojeve në zonë, të cilët dyshohet se janë dëmtuar me dashje nga Jorgji Locaj, duke bërë më pas video për tharje të burimeve ujore, me qëllim shantazhimin e kompanisë për para.

Për këtë qëllim janë vendosur edhe kamera të fshehta pranë burimeve ujore. Për të evituar një kapje në flagrancë, Locaj ka nisur edhe manipulimin e videove me programe lehtësisht të aksesueshme, si në rastin e Kroit të Kolës, të cilin e paraqet të shteruar, në një kohë kur pamjet reale tregojnë të kundërtën. Në videon e fundit, Locaj ka bërë edhe një autogol, ka fshirë rrjedhjen e uji nga kroi, por ndërkohë pellgu i vogël ku bie rrjedha e ujit, rezulton e mbushur me ujë.

(Video që tregon pellgun me ujë, fakt që hedh poshtë shterimin e kroit)
Nëse Kroi i Kolës në zonën e Zall Gjoçajt paskërka shteruar, si ka mundësi që pellgu poshtë tij është me ujë? Herë tjetër, Locaj, kur të presë përmes dëmtimit ujin e kroi ose kur ta fshijë rrjedhën e ujit me AI, të mos harrojë të thajë edhe pellgun me uji poshtë kroit, që mashtrimi të mos jetë kaq banal dhe vetëdemaskues!

(Jorgji Locaj)
Vijon me përgjimet e komunikimeve, përmbajtja e të cilave konfirmojnë veprat penale të shkatërrimit të pronës, shkatërrimit të burimeve ujore, shantazhit dhe gjobëvënie.
Mund të lexoni;