Arrestohet në Shkodër 45-vjeçari i kërkuar nga Italia, pritet ekstradimi
Një 45-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në Shkodër, në kuadër të një operacioni të zhvilluar nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Interpolin dhe autoritetet italiane.
Në pranga ka rënë Aldo Doçaj, i cili u lokalizua nga efektivët e Drejtorisë Operacionale të Posaçme në lagjen “Skënderbeg” të qytetit të Shkodrës.
Sipas të dhënave, 45-vjeçari është dënuar nga drejtësia italiane me 5 vite burgim, një pjesë të të cilit ende nuk e ka vuajtur. Për këtë arsye, ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Pas arrestimit, pritet të ndiqen procedurat ligjore për ekstradimin e tij drejt Italisë, ku do të vuajë pjesën e mbetur të dënimit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



