Nga orkidetë te “njëbrirëshi kinez”, simbolikat e dekorimit në takimim Putin-Xi-Trump

19 Nëntor 2026 | 15:59

Dekorimi dhe ambienti ku u zhvillua takimi trepalësh mes presidentit rus, Vladimir Putin, atij kinez, Xi Jinping, dhe presidentit amerikan, Donald Trump, në Shenzhen, mbartën elemente të veçanta simbolike, të lidhura me traditën kineze, etikën diplomatike dhe rregullat e protokollit.

Bisedimet u zhvilluan në ambientet e Qilin Shanzhuang, i njohur edhe si Vila Qilin, në margjinat e samitit të APEC-ut. Vendi mban emrin e “njëbrirëshit kinez”, një krijesë mitike që në traditën kineze simbolizon jetëgjatësinë dhe prosperitetin.

Në qendër të tryezës ku u ulën tre liderët u vendos një aranzhim i madh me orkide rozë dhe lule të tjera. Sipas Tatiana Baranovës, eksperte e etiketës dhe protokollit, e cila foli për agjencinë ruse të lajmeve RIA Novosti, zgjedhja e luleve nuk ishte e rastësishme.

Ajo shpjegoi se në Kinë orkidetë simbolizojnë mirësinë, harmoninë dhe respektin. Ndërkohë, aranzhimi u mbajt në lartësi të ulët, në mënyrë që të mos pengonte kontaktin vizual mes bashkëbiseduesve, në përputhje me rregullat e protokollit diplomatik.

Edhe arredimi i dhomës u mendua për të krijuar një atmosferë të qetë dhe mikpritëse. Sipas Baranovës, hapësira karakterizohej nga ngjyra të buta, ndërsa murali monumental dhe karriget në harmoni me njëra-tjetrën kontribuuan në këtë estetikë, pa elemente me kënde të mprehta.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ulja e lindshmërisë dhe martesat në moshë të madhe, Turqia do të shkurtojë kohëzgjatjen e studimeve universitare

Turqia po përgatitet të shkurtojë kohëzgjatjen e studimeve universitare nga katër në tre vite. Presidenti i Këshillit të Arsimit të Lartë (YOK), Erol Ozvar, argumentoi...
15:53 | 19/11/2026

Pse kryeministri kanadez shkoi në Kinë dhe nuk mori pjesë në bisedimet e sotme për Ukrainën?

Kanadaja është zakonisht një anëtare e shquar e “Koalicionit të të Vullnetshmëve” në mbështetje të Ukrainës, e cila po zhvillon takime këtë të enjte në...
15:40 | 19/11/2026

Zelensky dhe të dërguarit e SHBA-së mbërrijnë në Gjermani për samitin e Ukrainës

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka mbërritur në Berlin, ku do të marrë pjesë në samitin e Koalicionit të Vullnetit, me fokus avancimin e negociatave për...
14:37 | 19/11/2026