Musliu e vë përballë deklaratës së vjetër Kurtin, ai këmbëngul: Lufta kundër nepotizmit mbetet e pandryshuar

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kërkuar llogari nga kryeministri Albin Kurti për një deklaratë të tij të mëparshme, ku thoshte se të afërmit dhe farefisi “janë për dasma e jo për institucione”. Ajo e pyeti nëse ai ende mban të njëjtin qëndrim, njofton KosovaPress.

Kryeministri u përgjigj se nuk ka lëvizur aspak nga angazhimi i tij për të luftuar korrupsionin dhe favorizimin e të afërmve në punësime.

Të lidhura

None found

Gjatë seancës plenare në Kuvendin e Kosovës, Musliu ia solli ndërmend kryeministrit atë deklaratë të bërë në të kaluarën.

Musliu ia përkujton Kurtit qëndrimin e dikurshëm

“Gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2019, ju deklaruat se farefisi dhe familjarët janë për dasma, jo për institucione. A qëndroni ende pas kësaj thënieje, apo keni ndryshuar mendim?”, pyeti ajo.

Nga ana e tij, Kurti theksoi se shqetësimet kryesore të qytetarëve dikur ishin papunësia dhe korrupsioni, por sipas tij këto probleme nuk figurojnë më as në top pesëshen e brengave të tyre.

Kurti sqaron deklaratën dhe flet për korrupsionin

“Kur e pashë këtë deklaratë, vura re se nuk ishte e vitit 2019, por e vitit 2021, sepse maskat tregonin se ishte koha e pandemisë. Gjithashtu, ju e keni shkurtuar deklaratën, por unë mbetem i vendosur pas saj: asnjë lëshim apo kompromis në luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit. Në dekadën e kaluar, papunësia dhe korrupsioni ishin rregullisht ndër tri shqetësimet kryesore të qytetarëve. Sot nuk janë as në tri, as në pesë të parat. Pse? Sepse paraja publike ruhet me kujdes dhe nuk ka më as ryshfet në fillim të tenderëve, as harraq në fund. Unë kam thënë që lidhja familjare dhe farefisnore të mos ndikojë. As dy vëllezërit e mi, as prindërit nuk kanë shkelur ndonjëherë në zyrën time qeveritare. Ma gjeni një Kurti të avancuar”, deklaroi ai.

Pas kësaj replike, deputetja Musliu renditi disa emra personash që janë punësuar në institucione publike, duke e çuar debatin më tej për çështjen e nepotizmit dhe punësimeve në sektorin shtetëror.

Kurti reagoi duke thënë se edhe në periudhën kur Lëvizja Vetëvendosje ishte në opozitë, familjarët e anëtarëve të saj kishin qenë të punësuar.

Ai i kërkoi deputetes së PDK-së të tregonte se cili nga personat e përmendur nuk kishte qenë i pari në listë gjatë procesit të angazhimit.

Kurti kërkon prova se cilët nuk ishin të parët në listë

“Edhe kur ishim në opozitë, familjarët tanë nuk ishin pa punë. Fenomeni i nepotizmit dhe korrupsionit nuk ekzistojnë më në Kosovë. Ju duhet të na tregoni se cili nga këta emra nuk ka qenë në krye të listës kur është angazhuar”, u shpreh Kurti.


Shtuar më 19.11.2026 16:11

Quantcast
grandpasgabet resmi girişBursa Escortgrandpasgabet resmi girişcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgüvenilir bahis sitelerigrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahiscasibomgüvenilir bahis sitelerizlotjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişbahis sitelerigrandpashabetGrandpashabet giriş