Thursday / November 19 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Lajmet Kryesore Nga Vendi

Shqiptarët më të shqetësuarit për kostot e jetesës në rajon në vitin 2026

Share Share Icon

Shqipëria ka përqindjen më të lartë në Ballkanin Perëndimor të të anketuarve që shprehen të shqetësuar për koston e jetesës dhe inflacionin.

Sipas anketës SecuriMeter 2026 të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, 96,6% e të anketuarve në Shqipëri shprehën shqetësim, kundrejt 83,4% mesatarisht në gjashtë vendet e rajonit. Diferenca është 13,2 pikë përqindjeje.

Maqedonia e Veriut është vendi i vetëm që i afrohet Shqipërisë, me 93,8% të të anketuarve që shprehin shqetësim. Në Bosnjë dhe Hercegovinë, përqindja zbret në 82%, në Mal të Zi në 78,3% dhe në Serbi në 76,3%.

Kosova ka përqindjen më të ulët në rajon, me 73,7%, rreth 23 pikë përqindjeje më pak se Shqipëria.

Shqipëria kryeson edhe për intensitetin e shqetësimit. Në një shkallë nga 1 në 10, të anketuarit e vlerësuan shqetësimin për koston e jetesës dhe inflacionin me mesatarisht 9 pikë, kundrejt 8 pikëve në rajon.

Për të llogaritur përqindjen e të shqetësuarve, anketa përfshiu përgjigjet nga 6 deri në 10 pikë.

Në vitin 2025, kur anketa pyeste veçmas për koston e jetesës dhe inflacionin, Shqipëria ishte mbi mesataren rajonale për të dy treguesit.

Shqetësimi për koston e lartë të jetesës mori mesatarisht 8,79 pikë në Shqipëri, kundrejt 8,19 pikëve në rajon. Për inflacionin, vlerësimi ishte 8,45 pikë, kundrejt 8,12 pikëve në rajon. Bashkimi i dy çështjeve në një pyetje të vetme në vitin 2026 kufizon krahasimin e drejtpërdrejtë të pikëve.

Edhe në vitin 2024, kostoja e jetesës dhe inflacioni ishin problemi ekonomik më i përmendur në Shqipëri. Atëherë, 73% i përfshinë ndër tri problemet kryesore ekonomike të vendit, kundrejt 77% në rajon.

Pyetja e atij viti u kërkonte të anketuarve të zgjidhnin tri probleme, ndërsa në vitin 2026 ata vlerësuan nivelin e shqetësimit për secilën çështje.

Përballimi i shpenzimeve të përditshme ndryshon ndjeshëm sipas zërit të buxhetit.

Në Shqipëri, 50,6% e të anketuarve thonë se mund ta mbajnë banesën mjaftueshëm të ngrohtë në dimër dhe të freskët në verë. Kjo është përqindja më e ulët në rajon, ku mesatarja arrin në 62,4%. Vetëm 3,6% shprehen kryesisht ose plotësisht të kënaqur me mundësinë për të gjetur një banesë ose qira të përballueshme, kundrejt 24,7% në rajon.

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Bizneset shqiptare përballë boshllëkut të sigurimit, tregu gati të kontribuojë në skemë kombëtare

Tregu i sigurimeve në Shqipëri shprehet i gatshëm të marrë një rol aktiv në krijimin e një skeme kombëtare për mbulimin e katastrofave natyrore dhe...

2 hours më parë 4 Min Lexim

Industria përpunuese në rënie prej vitit 2022, bizneset kërkojnë konsultim për politikat fiskale

Në Forumin e Biznesit “E ardhmja e ekonomisë”, organizuar nga revista “Monitor” në kuadër të publikimit të renditjes së 200 kompanive më të mëdha n...

2 hours më parë 9 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!