Dosja e vjedhjes së rreth 700 mijë eurove në filialin e postës shqiptare në Durrës i kalon në dorë Spak, pas dyshimeve për grup të strukturuar kriminal dhe përfshirjen e një deputeteje. Prokuroria e Posame ka regjistruar procedim penal dhe ka hedhur shortin për prokurorin që do të marrë në dorë ccështjen, e cila u pasua pak ditë nga prokuroria e Durrësit. Kjo e fundit, gjatë hetimeve të nisura prej disa muajsh, ka konstatuar se në dosje janë gjetur indicie për grup të strukturuar kriminal. Për këtë ccështje u arrestuan ish drejtoresha Elisabeta Mataj, is shefja e financës Valbona Duni dhe arkëtarja Paola Dana.