Platforma digjitale për statistikat zyrtare, INSTAT lehtëson aksesin në statistika dhe vendimmarrjen

Aktualitet | 1 minutë më parë

INSTAT, në bashkëpunim me Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, prezantuan platformat e reja digjitale për aksesin dhe përdorimin e statistikave zyrtare.

Në fokus të Aktivitetit “Nga të Dhënat te Vendimmarrja” synoi të evidentojë rolin e teknologjisë në mbështetjen e proceseve vendimmarrëse.

“Agjendat për qeverisjen mund të kuptojnë nevojat e qytetarëve. Alokoni burime për të luftuar varfërinë dhe përmirësoni shërbimet publike. E gjithë kjo bëhet me transparencë dhe llogaridhënie.”

Sipas drejtores së INSTAT-it, këto mjete do të ndihmojnë në hartimin e politikave publike bazuar në të dhëna të besueshme.

“Bashkëpunimi me bashkitë dhe rajonet është përmirësuar ndjeshëm, duke mundësuar aksesin në të dhënat administrative që ato prodhojnë dhe mbledhin. Këto të dhëna shërbejnë për të kuptuar më mirë nevojat dhe për të rritur përdorimin e tyre në proceset e punës. Paralelisht, vijojnë investimet në trajnimin e stafit, përmirësimin e kapaciteteve logjistike dhe forcimin e burimeve të brendshme”, tha Drejtoresha e INSTAT, Lantona Sado.

Gjatë aktivitetit u nënshkrua edhe një marrëveshje tre palëshe mes Ambasadës së Zvicrës, INSTAT-it dhe palës zvicerane. Marrëveshja synon përmirësimin e statistikave  në mbështetje të qeverisjes vendore.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme