Thursday / November 19 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Nga Vendi Uncategorized Articles

Tatimet kujtojnë biznesin, edhe 11 ditë nga falja tatimore

Share Share Icon

Tatimpaguesit që kanë në ankim administrativ ose në gjykatë një detyrim tatimor kanë afat deri më 30 nëntor 2026 për të dorëzuar aktin e heqjes dorë nga procedura, nëse duan të përfitojnë nga skema e faljes me kusht. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi se kanë mbetur 11 ditë dhe u kërkoi subjekteve ta paraqesin dokumentacionin përpara pagesës së detyrimit kryesor.

Sipas nenit 11 të ligjit nr. 86/2025, subjektet me detyrime tatimore ose doganore në shqyrtim mund të përfitojnë nëse heqin dorë nga ankimi administrativ, padia, ankimi gjyqësor ose rekursi, në varësi të fazës së çështjes. Për detyrimet tatimore, akti i heqjes dorë dorëzohet me kërkesë zyrtare pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore përkatëse. Kur përfitimi kërkon pagesë, afati për shlyerjen e shumës së kërkuar nga ligji është 31 dhjetor 2026.

Çfarë falet deri në fund të vitit

Për detyrimet tatimore të viteve 2015–2019, përveç kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, shuhet 25% e detyrimit kryesor dhe fshihen të gjitha gjobat e kamatëvonesat, nëse tatimpaguesi paguan 75% të detyrimit kryesor deri më 31 dhjetor. Afati për skemën që lejonte faljen e 50% të detyrimit kryesor përfundoi më 30 qershor.

Për detyrimet tatimore të viteve 2020–2024, gjobat dhe kamatëvonesat shuhen nëse tatimi, taksa ose tarifa paguhet plotësisht deri më 31 dhjetor. Për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të viteve 2015–2024, ligji lejon faljen e gjobave dhe kamatëvonesave me kusht që të paguhet i plotë kontributi brenda të njëjtit afat. Për detyrimet tatimore deri në fund të vitit 2014, ligji parashikon fshirje të plotë, me përjashtim të kontributeve dhe rasteve të tjera të përcaktuara në ligj.

Nga skema përjashtohen detyrimet për të cilat ka një vendim gjyqësor të formës së prerë në favor të Tatimeve ose Doganave. Udhëzimi zbatues lejon që disa gjoba të nenit 7, si ato për deklarim të vonuar ose dorëzim me vonesë të pasqyrave financiare, të falen edhe kur ankimi vijon, nëse plotësohen kushtet përkatëse dhe për detyrimin nuk ka një vendim të formës së prerë në favor të administratës.

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Financimi i bankave duhet të mbështesë investimet që nxisin prodhimin, inovacionin dhe eksportet

Kredia për sektorin privat po rritet me mbi 15% dhe ka arritur në rreth 35% të PBB-së, nivelin më të lartë të dekadës së fundit. Në konferencën e r...

2 hours më parë 4 Min Lexim

Bizneset shqiptare përballë boshllëkut të sigurimit, tregu gati të kontribuojë në skemë kombëtare

Tregu i sigurimeve në Shqipëri shprehet i gatshëm të marrë një rol aktiv në krijimin e një skeme kombëtare për mbulimin e katastrofave natyrore dhe...

2 hours më parë 4 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!