Çifti i njohur, Roela Meka dhe Vedati janë bërë prindër për herë të dytë. Familja e tyre është zgjeruar me ardhjen në jetë të një djali, të cilit i kanë vendosur emrin Adan. Ishte vetë Vedati ai që një ditë më parë ndau lajmin e ëmbël me ndjekësit në rrjetet sociale, duke bërë të ditur se ishte bekuar me një djalë.
Ndërkohë, ditën e sotme, Roela ka ndarë në Instagram fotografinë e parë familjare me të porsalindurin. Ajo ka publikuar një seri fotosh ku shfaqet e lumtur pranë dy fëmijëve të saj, vajzës Siela dhe vogëlushit Adan.
Të lidhura
None found
“Familja ime e vogël, rrahja e zemrës sime”, ka shkruar Roela krahas fotografive, të cilat janë pritur me komente të shumta dhe urime nga ndjekësit.
Kujtojmë se një ditë më parë Vedati zbuloi gjithashtu se prej 18 vitesh kishte ëndërruar të bëhej baba i një djali, një dëshirë që tashmë është bërë realitet.







