Ligjvënësi demokrat Besart Xhaferri shprehet së në 4-5 vitet e fundit, qeveria shqiptare bën më shumë sufiçit buxhetor se sa shpenzon.
Në një intervistë për edicionin e pasdites në Syri Tv, Xhaferri tha se Rama nuk duhej të mburrej për buxhetin historik, por për rritjen e ekonomisë, uljes së varfërisë, spitaleve dhe shkollave më të mirë, gjë që sipas tij nuk ka ndodhur.
Për deputetin e PD, kryeministri vetëm s aka kriminalizuar ekonominë dhe ndërtimin me futjen e parave të pista dhe fuqizimin e lekut përballë monedhës, euro.
Buxheti i vitit të ardhshëm, sipas Xhaferrit është përqendruar te rritja e pagave për punonjësit e policisë, bonusi për pensionistët, për KAYO, dhe njëjtë si skema e kësaj të fundit po gatuhet edhe në shëndetësi.
Qeveria ka 4-5 vite që bën suficit buxheti, mbledh më shumë para sesa nevojitet. Rama duhej të mburrej për rritjen e % së ekonomisë, uljes së varfërisë, për një jetë dinjitoze, spitale dhe shkolla më të mira. Çdo kryeministër e ka kollaj të rrisë taksat prej 14 vitesh, tregon se pavarësisht buxheteve historike s’e ka rregulluar situatën në shqipëri.
Ka rreguluar vetëm pastrimin e parave në ekonomi dhe ndërtimin. Me fuqizimin e lekut, që do jetë objekt studimi, ne ishim fuqizuar nga 70-300 % ndaj monedhave të tjera. Kemi pasur sukses në pastrimin e parave në ndërtim dhe ndërtimin e kemi pasur sukses. Shqiptarët janë ndërgjegjësuar që ky buxhet s’do sjellë asgjë të mirë për ta.
Do shpërblejë punëtorët më të mëdhenj të PS, te apartamente për strehimin. Rritje për pagat e policëve, bonuesi i pensionistëve. KAYO, do shkojnë shumë para, po gatohet Kayo në shëndetësi. Do përfundojë në suficit buxhetor, pasi shumë nga tenderat nga impakti brenda luftës së PS, shumë prej drejtuesve do refuzojnë të firmosin.
S’do t’i mbijetojë, ka goditjen nga monedha dhe modeli, të rinjtë vështirë të punojnë në sektore tradicionalë pasi sektorët e tjerë i kanë kriminalizuar. Kemi shtrembëruar shumë shtyllën morale, që do të ishte ekonomia. Kemi futur garën për pasurim shumë të shpejtë pasi vetë shteti po e promovon, duke i bërë histori suksesi.
Sfidat do jenë te monedha, investimet, krahu i punës, fasoneria në faliment, shumë pak kanë mbetur. Shqipëria ka dalë më e shtrenjtë se jugu i Italisë, në aspektin e prodhimit. Taksat janë rritur. Ka nisur të japë efekte edhe te turizmi, forcimi i lekut ndikon negativisht tek të huajt që vijnë në Shqipëri.
© SYRI.net
‘Rama kërkon të nënshtrojë shoqërinë’/ Muçollari: Autokrati nuk jep llogari për aferat korruptive
Diskutimet Trump, Putin dhe Xi/ Agim Nesho: Po krijohet një rend i ri botëror, Europa mbetet jashtë lojës
Buxheti i Bashkisë, Vlorë, Atird Hoxha: Nuk është realist, ka shpërndarje të pabarabartë të investimeve