Pedagogu Aleksandër Biberaj, i ftuar në News24 deklaroi se opozita është e përçarë.

Sipas tij, e vetmja shpresë është lëvizja studentore. Biberaj nënvizoi se duhet që lëvizja studentore të dalë me një kandidat.

“Opozita është e përçarë dhe e lodhur. E vetmja shpresë është lëvizja studentore e duhet të ketë një kandidat, që ta mbështesë gjithë opozita. Vetëm një kandidat nga lëvizja studentore mund të dalë kandidat për Tiranën dhe të fitojë zgjedhjet. Nëse Rama nuk bie nga protestat, duhet të bjerë nga humbja në Tiranë. Studentët do e mundin Ramën, edhe me protestë do e mundin, edhe me vota. Patjetër, që lëvizja studentore duhet që të gjejë një kandidat të mirë, që të fitojë kryeqytetin”, tha Biberaj.

Më tej, Biberaj vlerësoi se Rama vetëm gënjen e mashtron dhe se nuk do ketë ndryshime në vend, pa ikur ky kryeministër.

“Edi Rama është mashtrues i nivelit ndërkombëtar. Buxheti 2027 është buxhet për të vjedhur. Jo 10 miliardë euro të jetë buxheti, por 100 miliardë të jetë, përsëri do të vidhet. Kjo historia, që studentët do marrin kredi për të pasur banesa e të kenë familje, nuk ka për t’u bërë. Kjo, sepse ai vetëm gënjen.

Tirana është bërë tmerr, është bërë qytet i pajetueshëm. Trafiku është i tmerrshëm. Sa të jetë Rama kryeministër, vetëm gënjeshtra e vetëm mashtrime do kemi”, u shpreh Biberaj.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb