Edhe këtë të entje studentët dhe qytetarët po vijojnë protestën me kërkesën për dorëheqjen e Edi Ramës, edhe pse vijojnë të kenë përplasje, pasi Policia e Shtetit nuk i lejon të grumbullohen përballë Kryeministrisë.
Protestuesit kanë deklaruar se nuk do të largohen nga sheshi pa u plotësuar kërkesa e tyre kryesore, të cilën e kanë artikuluar që prej 31 majit. Ata vijojnë të qëndrojnë përpara godinës së Kryeministrisë, pavarësisht thirrjeve të policisë për t’u shpërndarë.
Sipas aktit normativ të qeverisë, policia nuk i lejon protestuesit të qëndrojnë në Bulevard, por qytetarët kanë vendosur të vijojnë tubimin e tyre.