Një incident i pazakontë ka ndodhur në Bruksel, ku dy aktivistë kanë hedhur një substancë gri, që ngjante me hirin, mbi komisionerin europian për Shëndetësinë, Olivér Várhelyi.
Ngjarja ndodhi teksa zyrtari europian po përgatitej të mbante një fjalim në një samit për luftën kundër kancerit. Dy protestuesit u ngjitën në skenë dhe hodhën mbi të substancën pluhur, duke ndërprerë aktivitetin.
Sipas mediave të huaja, aktivistët i përkasin organizatës franceze “Cancer Colère”, e cila përbëhet nga persona të prekur nga kanceri dhe të mbijetuar të kësaj sëmundjeje.
“Jam paciente me kancer dhe po protestoj kundër ligjit Omnibus”, deklaroi njëra prej aktivisteve.
Ndërsa protestuesja tjetër iu drejtua komisionerit me fjalët: “Këto janë hiri i njerëzve që ju do të vrisni me pesticide”.
Protesta lidhet me propozimet e reja të Komisionit Europian për ndryshimin e rregullave mbi autorizimin dhe përdorimin e pesticideve në Bashkimin Europian. Komisioni argumenton se ndryshimet synojnë të lehtësojnë procedurat për fermerët, por organizata të shumta mjedisore dhe shëndetësore kundërshtojnë nismën, duke ngritur shqetësime për pasojat e mundshme në shëndetin publik.
Pas incidentit, Várhelyi largoi pluhurin nga rrobat dhe vijoi fjalimin e tij.
“Çfarë lloj njerëzish jeni ju?”, reagoi ai, duke shtuar se ishte i habitur që në emër të viktimave të kancerit të shpërndahej hiri i njerëzve që kanë humbur jetën.
Në sallë reagoi edhe Elisabetta Zanon, drejtuese e Organizatës Europiane të Kancerit, e cila u shpreh: “Kjo e tejkalon gjithçka që mund të kishim imagjinuar. Kërkojmë ndjesë”.
Sipas raportimeve, më shumë se 2 mijë shkencëtarë kanë firmosur një letër ku kërkojnë pezullimin e propozimit deri në kryerjen e një vlerësimi të pavarur të ndikimit të tij.
Ndërkohë, më shumë se 300 organizata joqeveritare nga 25 vende europiane kanë paralajmëruar protesta kundër nismës më 24 nëntor, përpara Parlamentit Europian në Strasburg.
Ashes thrown on EU Health Commissioner Olivér Várhelyi during the European Cancer Summit event in Brussels.
The protesters were taken away and arrested.
Video Source: Cancer Colère https://t.co/X6XbSUQ6l2
— Jack Parrock (@jackeparrock) November 19, 2026










