Një grup protestuesish janë grumbulluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ka pasur disa çaste tensioni me policinë, duke u shtyrë herë pas here me efektivët.

Gjithashtu ka pasur edhe disa shoqërime. Si zakonisht, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama..

Lajm në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:45
Policia largon protestuesit nga bulevardi, gruaja përplaset me efektivët (VIDEO)

 

Policia ka ndërhyrë në bulevard, duke larguar protestuesit dhe duke liruar rrugën për qarkullimin e automjeteve.

Gjatë ndërhyrjes janë shënuar momente tensioni dhe përplasje mes efektivëve dhe protestuesve.

Ndërkohë, në pamjet e siguruara shihet një protestuese duke debatuar me policinë.