Tensione para Kryeministrisë, policia shtyn me forcë qytetarët drejt trotuarit
Situata është tensionuar sërish para godinës së Kryeministrisë, ku qytetarët e mbledhur në protestë janë përballur me ndërhyrjen e forcave të Policisë së Shtetit.
Efektivët e FNSH-së dhe të forcave Shqiponja kanë ndërhyrë për të larguar protestuesit nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, duke i shtyrë me forcë drejt trotuarit, pranë godinës së Kuvendit.
Mes personave të zhvendosur me forcë nga policia kishte të rinj, aktivistë dhe qytetarë që ishin mbledhur për të zhvilluar tubimin e tyre. Ata kanë kundërshtuar ndërhyrjen e uniformave blu dhe nuk kanë pranuar të largohen nga zona ku ishin grumbulluar.
Policia ka kërkuar që protestuesit të mos qëndrojnë në mes të bulevardit, duke i orientuar drejt trotuarit. Ndërkohë, ndërhyrja fizike ka shkaktuar tensione mes qytetarëve dhe efektivëve.
Pavarësisht përplasjes me policinë, protestuesit kanë vijuar të qëndrojnë të grumbulluar pranë Kuvendit, duke këmbëngulur në vijimin e tubimit të tyre.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



