Gjesti e dinte para prindërve! Motra rrëfen si e priti ai njohjen me Atdheun

Blerina, motra e këngëtarit Gjesti, ka rrëfyer si e priti i vëllai njohjen e saj me Atdheun. E ftuar bashkë me partnerin në ATV, ajo ndau detaje nga historia e tyre e dashurisë dhe momenti kur familja mësoi për lidhjen.

Gjatë bisedës me moderatoren Blerona Zeqiri, Blerina tregoi se Gjesti ishte personi i parë në familje të cilit i kishte folur për Atdheun. Sipas saj, këngëtari e kishte respektuar zgjedhjen e motrës, duke i dhënë mbështetje, por edhe një këshillë: të merrte kohën e nevojshme për ta njohur mirë personin që kishte në krah.

“Çka do që bën, është vendim i yti, veç nuk dua me të pa të lëndume. Ti e di çka është mirë për ty. Edhe takimi le të bëhet, po kqyre mirë qysh është si person”, rrëfeu Blerina fjalët që i kishte thënë Gjesti.

Nga rrëfimi i saj, shqetësimi i këngëtarit ishte që motra të mos lëndohej, duke ia lënë asaj vendimin për jetën sentimentale.

Blerina shtoi se prindërit kishin mësuar më vonë për lidhjen, ndërsa Gjesti ishte në dijeni që në fillimet e njohjes me Atdheun.

360grade.al

Monarkia e pashpallur e stabilitetit!

Të tjera

Galeria
Rreth nesh

360 grade.al është një portal që synon të sjellë shumë të vërteta të fshehura dhe të anashkaluara në realitetin shqiptar. Simbas parimit se e Vërteta nuk është monopol i askujt dhe se përgjithësisht e drejta është më shumë në Mes, se sa në Skaj.

Duke refuzuar radikalizmin politik, apo atë të qëndrimeve, si një përcjellës të Gënjeshtrës përmes deformimit, Errësirës përmes zhurmës dhe të Antishtetit përmes kauzave të rreme, nga cilido krah ai të paraqitet.

Kontakt

Adresa: Rruga Gjin Bue Shpata,
Njësia Bashkiake Nr.5. Kati i 1.
Tirane, Shqipëri